Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të mërkurën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Në këtë takim, Haradinaj i ka kërkuar Szunyogut heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropian. Konfirmova se Aleanca do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka njoftuar Haradinaj në Facebook.
Ai më tej ka thënë se për partinë të cilën e drejton, integrimi euroatlantik është objektivi kryesor strategjik, që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.
-
Osmani në takim me Szunyogun diskuton për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
-
Haradinaj: Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO
-
Haradinaj: Prioritet anëtarësimi në BE e NATO
-
Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës