Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë.
Sipas tij, ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet përmbyllur si çështje.
Prandaj sipas tij, të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.
“Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe Kryeministri i Kosovës. Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila, sipas tij, mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.
Ndërkaq anëtari i VV-së, Salih Zyba ka thënë se Haradinaj po vetëofrohet si partner i parë i “Zajednicës”.
-
Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë
-
Haradinaj: SHBA-ja po e luan zjarrfikësin për sanimin e dëmeve të Kurtit
-
Haradinaj: Ndërhyrja në procedurën e votimit për nënkryetarin serb, jokushtetuese
-
Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi
-
Haradinaj: Kurti është amater politik, ka bërë shumë gabime