Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar babanë e tij, Hilmi Haradinaj, në përvjetorin e dytë të vdekjes. Haradinaj ka theksuar se babai i tij, Hilmiu, e ka mësuar atë dhe të tjerët që vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore.
“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari Haradinaj ka shkruar se ai i la porosinë që t’i mbetet përjetë besnik lirisë, ndërkaq ka falënderuar kryetarin e LSI-së nga Shqipëria, Monika Kryemadhi, që i është bashkuar ceremonisë përkujtuese në Gllogjan.
“Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë. Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak”, ka shkruar Haradinaj.
-
Liderët shtetërorë: Luan Haradinaj zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka
-
Haradinaj kujton vëllain Luanin në 26-vjetorin e rënies
-
Haradinaj kujton vëllain dhe bashkëluftëtarët tjerë në përvjetorin e rënies
-
Haradinaj: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve
-
Haradinaj te varri i Rugovës: Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij