Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar shkarkimin e bordit të SHSKUK-së, nga Qeveria në detyrë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky vendim është i rrezikshëm dhe e vë në rrezik tërë popullin.
“Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qan e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të SHSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin politik të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën”, ka shkruar ai.
Haradinanj thotë se epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit.
“Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është çkapje për kapje”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj për qeverinë në largim: E rrezikshme, Kosova s’ka nevojë për udhëheqje të tillë
-
Haradinaj: Qeveria po mashtron me rritjen e pensioneve
-
Haradinaj: Kjo qeverisje po i jep kahje të rrezikshme Kosovës
-
Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për vrasjet e fundit në vend
-
Haradinaj dyshon se PDK-ja e LDK-ja e kanë seriozisht rrëzimin e Qeverisë Kurti