Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj dyshon se PDK-ja e LDK-ja e kanë seriozisht rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar partitë opozitare se nuk po tregohen serioze nëse po duan ta rrëzojnë Qeverinë apo jo.

Ai ka thënë se është shtuar numri i atyre që besojnë se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti “janë fatkeqësi për Kosovën”.

“Një shumicë kritike pajtohet se është e nevojshme që sa më parë të dilet nga kjo gjendje. Njëra parti kërkon zgjedhje për të ndalur këtë të keqe që po i bëhet vendit, ndërsa partia tjetër është në kërkim të një rruge të re, po ashtu për të dalur nga kjo gjendje”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i Aleancës ka shtuar se partia e tij ka ofruar mocionin e mosbesimit si model për të dalë nga situata.

“Në fakt edhe njëra edhe tjetra parti opozitare, po e kërkojnë të njëjtën gjë që e kemi kërkuar edhe ne, por nuk po e shohin mënyrën se si realizohet kjo! Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje? A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu?” ka pyetur Haradinaj.

Edhe Haradinaj thërret për opozitë të bashkuar kundër qeverisjes Kurti Arbëri Haradinaj thërret për opozitë të bashkuar kundër qeverisjes Kurti

Haradinaj ka theksuar duke iu drejtuar partive opozitare se mocioni është rruga e vetme që duhet të ndiqet.

“Prandaj partitë tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht sepse po e shkatërron vendin, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar prej nesh, është rruga e vetme, rrjedhimisht edhe ta mbështesin”.