Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë pas vërshimeve dhe përmbytjeve në Gjakovë dhe Rahovec.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka kërkuar edhe mbulimin e dëmeve të shkaktuar.
“I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore. Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara”, ka shkruar Haradinaj.
Disa pjesë të Gjakovës dhe Rahovecit kanë pësuar vërshime të shtunën si pasojë e reshjeve të dendura.
-
Haradinaj për dëmet nga përmbytjet: Të ndahen pa vonesë fondet emergjente
-
Haradinaj për vërshimet: Urgjencë kombëtare, institucionet t’i shtojnë veprimet
-
Haradinaj: Institucionet qendrore t’u qëndrojnë afër qytetarëve të prekur nga përmbytjet
-
Latifi kërkon ndihmë nga Qeveria pas vërshimeve në Rahovec
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike