Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në zonën e Dukagjinit, Skenderaj e Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje për institucionet shtetërore që të jenë në gatishmëri të autoriteteve lokale dhe qytetarëve të prekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skenderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore. Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t'i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.
Pas reshjeve të pandërprera në disa zona në Kosovë kanë ndodhur vërshime.
është përkeqësuar në disa komuna, përfshirë, Skenderajn, Drenasin, Pejën, Klinën, Mitrovicën e Podujevën.
Së fundmi Qeveria ka njoftuar se situata është qetësuar në shumicën e vendeve, ndërsa mbetet më e vështirë në Klinë.