Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i tronditur se keqtrajtimin e së moshuarës nga infermieret në Pejë.
Ai shkroi në Facebook të mërkurën se sulmi ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nura, është i papranueshëm.
“E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nënat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë”, shkroi Haradinaj.
Për rastin kanë reaguar edhe krerë institucionesh.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Sulmi terrorist në veri, goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin
-
Haradinaj dënon sulmet në veri, kërkon që sulmuesit të sillen para drejtësisë
-
Krasniqi: Duhet të monitorohen institucionet e kujdesit për të moshuarit
-
Osmani kërkon nga organet e drejtësisë ta trajtojnë me prioritet dhunën ndaj të moshuarës
-
Abdixhiku: Thirrjet e të moshuarës për ndihmë le të shërbejnë si zë zgjimi për institucionet