Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke iu referuar rastit të dhunës ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, ka thënë se dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet.
Ajo përmes një komunikate për media ka thënë se t`i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë.
Osmani ka shtuar se ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë dhe se kontributi i tyre është themeli i shtetit.
“Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t'i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme”, thuhet në njoftim.
Tutje Zyra e Presidentes i ka ftuar organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme.
-
Osmani kërkon hetim rigoroz për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
-
Osmani apelon për veprime pa vonesë nga institucionet në rastet e dhunës ndaj grave
-
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Osmani thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë për veprim urgjent
-
Osmani për sulmin ndaj Muhaxherit: Përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë
-
Osmani për viktimat e dhunës në luftë: S'ka drejtësi pa u mbajtur përgjegjës kriminelët