Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot priti në takim menaxhmentin e KEK-ut.
Haradinaj i ka quajtuar matrapazë banorët e Shipitullës. Ka thënë se matrapazë ka tek banorët në komunën e Obiliqit e edhe në KEK. Tutje tha se kësaj i ka ardhur fundi.
“Të gjithë do t’i vuajnë pasojat e kollapsit energjetik”, tha ai.
Haradinaj, përmendi edhe liberalizimin e vizave.
“Lajmin për liberalizim të vizave do ta marrim së shpejti” ka thënë Haradinaj duke shtuar se lajmin do ta marrim për disa javë por pastaj liberalizimi hyn në fuqi për disa muaj.
Haradinaj ka shtuar se më 18 dhjetor do të ketë një vizitë në Bruksel ku atje do të diskutohet edhe për këtë çështje.
Artikuj të ngjashëm
-
Halil Thaçi intervistohet si i dyshuar për shpronësimet në Shipitullë
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Haradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit, pasojat do të jenë të përjetshme
-
Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent
-
Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj