Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i fton mërgimtarët të kontribuojnë për Fondin e Sigurisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje mërgimtarëve në Francë e Gjermanë të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë për Kosovë.

“I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar. Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat”, ka shkruar Haradinaj të dielën e 20 marsit në Facebook.

Ai theksoi se mërgimtarëve iu ka ofruar mbështetje për procesin zgjedhor brenda AAK-së.

Fondi i Sigurisë nga Qeveria Kurti u themelua më 1 mars të këtij viti.