Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj mirëpret themelimin e Fondit të Sigurisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Fondit të Sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e tij dhe e partisë që e drejton dhe se sipas tij, ky vendim i Qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj që do të votohej në Kuvend.

“Mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend. Për çështje të sigurisë, Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional”, ka shkruar Haradinaj.

Të martën gjatë ditës, Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të veprojë, duke ia renditur disa nga pika në të cilat, sipas tij, duhet të punohet.

Ndër to ishte edhe themelimi i Ligjit për Fondin për Donacione për FSK-në.

 

Artikuj të ngjashëm