Anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë në NATO i Kosovës është zgjidhja që situata të mos dalë jashtë kontrolli, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje që KFOR-i ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojë me Policinë e EULEX-in.
“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi. Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, ka shkruar ai.
Çështja e sigurisë në Kosovë u ngrit sërish para dy ditës kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, alarmoi duke thënë se ka informata që Rusia po synon të nisë luftë të re në Ballkan për ta larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës.
-
Haradinaj: Zgjidhja është anëtarësimi i Kosovës në NATO
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Haradinaj: Kosova në NATO nënkupton më shumë siguri në rajon dhe botë