Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj edhe një mesazh lamtumirës për Vokrrin

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është varrosur dje me nderime të larta shtetërore në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Qindra qytetarë, zyrtarë të lartë e sportistë i kanë dhënë lamtumirën Vokrrit, i cili dje kishte pësuar sulm në zemër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot përmes një postimi në Facebook, e kujtoi edhe njëherë. Falënderoi edhe ata që ishin bashkë për të bërë homazhe.

Postimi i Haradinajt:

Faleminderit Mjeshtër!

Edhe Kosova i jep lamtumirën e fundit yllit të vet të futbollit Arbëri Kosova i jep lamtumirën e fundit yllit të vet të futbollit

Faleminderit që na bashkove edhe në ditën e kalimit tënd në amshim, siç na bëre bashkë për dekada me lojën tënde brilante në fushën e gjelbër.

Faleminderit që i dhe frymë ndjenjës së fitores dhe shijes së suksesit!

Fadil, Ti ishe i të gjithëve dhe dje të nderuam të gjithë,

Ti i dhe identitet Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare dhe hyre në pavdekësi.

Edhe Në trevjetorin e vdekjes, Vokrri kujtohet si një nga personalitetet më të shquara të futbollit kosovar Sport Në trevjetorin e vdekjes, Vokrri kujtohet si një nga personalitetet më të shquara të futbollit kosovar

Ndërsa, ju qytetarë të nderuar, sportistë dhe pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë, që nderuat emrin e Fadil Vokrrit, njeriut që na ka bërë krenarë, faleminderit që ishit me ne, në homazhe, në mbledhjen komemorative dhe në varrim.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Fadil!