Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të propozojë emra për president, pas ofertës së Vetëvendosjes që PDK-ja dhe LDK-ja të nxjerrin tre emra për kandidatë për president.
Propozimin e ri të VV-së, ai e ka quajtur manovër të kryeministrit Albin Kurti.
Hamza ka thënë se çështja e presidentit për PDK-në është “ e mbyllur”.
Propozimin e ri e ka cilësuar aspak serioz.
“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga VV-ja e s’ka as tash”, ka thënë ai në holl të Kuvendit para seancës së jashtëzakonshme.
PDK-ja në diskutimet e mëhershme pati propozuar që ky subjekt t’i japë dy emra për president e që Vetëvendosje t’i mbështesë.
VV-ja pret nga opozita tre emra për president, PDK-ja e refuzon e LDK-ja i kërkon të përcaktohet
-
Hamza për Sejdiun: Fillimin nuk e ka të mirë
-
Ujdia VV – LDK për presidentin, Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat, PDK-ja s’ka vota për Sejdiun
-
Hamza thotë se s’ka pranuar ftesë nga Kurti: Për çka ftesë, për çka të flasim?
-
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
-
Hamza refuzon sërish ftesën e Kurtit për takim