Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur të papërgjegjshme kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për presidentin duke e shtyrë seancën konstituive.
Hamza ka thënë se LVV-ja po tregon mungesë serioziteti.
“Siç e vërejtët kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve. Po shihet se vazhdojnë sjelljet e papërgjegjshme në raport me institucionet. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën që të kemi konstituimin, dhe në fund dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë me pozitën e kryesuesit dhe në vend se të propozojnë emër e shtyjnë propozimin e emrit të kryetarit dhe nuk konstituohet Kuvendi. Kosova vazhdon me vakum institucional”, ka thënë Hamza.
I pyetur për një takim me Kurtin, Hamza ka theksuar se “s’kemi nevojë të takohemi” duke shtuar se ka pasur mungesë të "një oferte të përgjegjshme".
Presidenti mban pezull konstituimin e Kuvendit
-
Hamza: Mungesa e vullnetit politik nga VV-ja për ligjin, kontribut për destabilizim
-
Nis takimi Kurti-Hamza
-
Kurti e Hamza takohen sot në orën 12:30 në Kuvend
-
Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje, prioritet ligji për Specialen pastaj presidenti
-
Kurti kundër zgjedhjeve, Hamza paralajmëron ndërrim qëndrimesh për presidentin