Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se gjatë vitit 2021, numri i ankesave të konsumatorëve është rritur për “200 ose 300 për qind krahasuar me vitin paraprak”.
Ndërkohë tha se gjatë vitit të kaluar, niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.
Hajdari shtoi se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.
Ajo ka njoftuar anëtarët e Komisionit për projektligjet e miratuara nga Kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.
Hajdari po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA-së janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit që shkoi./KSP/
Artikuj të ngjashëm
-
Hajdari thotë se bilanci tregtar është zvogëluar falë eksportit
-
Deficiti tregtar gjatë 2024 u rrit për 7.4 për qind
-
Opozita e lëshon mbledhjen e Komisionit pas përplasjeve me ministren Hajdari
-
MINT: Për 29 për qind u rrit numri i vizitorëve në Kosovë
-
Mbi 1870 biznese të huaja u regjistruan në Kosovë për një vit