Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MINT: Për 29 për qind u rrit numri i vizitorëve në Kosovë

Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se për 29 për qind është rritur numri i vizitorëve në Kosovë në qershor, krahasuar me qershorin e 2022-s.

Nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, MINT-i tha se 60.98 për qind e vizitorëve ishin të jashtëm, e 39.02 për qind vendorë.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat në fushën e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 për qind rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022. Në total ishin 29,317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj”, thuhet nga Ministria.

Vizitat ditore u tha se nuk futur në këtë evidencë, por nëse llogariten, sipas Ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, përqindja do të ishte shumë më e lartë.

“Kosova po bëhet gjithnjë e më atraktive për turistët”, thuhet tutje.

Artikuj të ngjashëm