Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në korrik të këtij viti, ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në hotele, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Agjencia ka publikuar statistikat e hotelerisë, ku shifrat tregojnë një rritje prej 34.9 për qind.
Në korrik, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 77 mijë e 481, ndërsa prej tyre 34.40 për qind ishin vendorë dhe 65.6 për qind ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin korrik të vitit 2024, kur ishin 57 mijë e 447 vizitorë, ka rritje prej 34.9 për qind.
Numri i netëqëndrimeve ishte 168 mijë e 202.
Më së shumti vizitorë të huaj ka pasur nga Shqipëria, 8260, ndërsa nga Gjermania kishte 7051, Zvicra 5301 e nga Turqia 4097.

-
Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotele, më së shumti nga Shqipëria
-
Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve
-
Turizmi gjeneroi mbi 248 milionë euro gjatë vitit 2025
-
Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në këtë maj, krahasuar me të kaluarin
-
Afër 7 milionë vizitorë në Kosovë gjatë vitit 2024