Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Guxo” propozon deputetin Avdyli për ministër të Shëndetësisë

Partia “Guxo” do ta propozojë deputetin Haxhi Avdyli për ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Rifat Latifit, ka bërë të ditur një nga kryetaret e këtij subjekti, Donika Gërvalla.

Në një deklaratë për televizionin publik të premten, Gërvalla ka thënë se këtë propozim do t’ia bëjë kryeministrit Kurti duke shprehur pajtim me deklaratën e deputetit Burim Meta se ky institucion duhet të udhëhiqet nga “Guxo”.

“Për mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, ka thënë ajo.

Latifi u dorëhoq të premten. Një ditë pas dorëheqjes së tij, kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të flasë për arsyet se përse ata ndanë rrugët. I pyetur nga gazetarët, kreu i ekzekutivit ka ikur, duke refuzuar të përgjigjet. Gjatë ditës Kurti e Latifi janë takuar, por sërish nuk janë dhënë detaje. Deri në emërimin e një personi tjetër në këtë pozitë, Kurti e ka caktuar ushtruese detyre Dafina Gexha Bunjakun.