Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista “Guxo” kërkon postin e ministrit pas dorëheqjes së Latifit

Pas dorëheqjes së ministrit Rifat Latifi, deputeti i Listës “Guxo”, Burim Meta, shkroi në Facebook se edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion t'i takojë partisë së tij.

“Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takojë ‘GUXO-s’!?”, shkroi ai të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA mësoi të enjten nga tri burime të ndryshme për dorëheqjen e ministrit Latifi, derisa ende nuk janë bërë të ditura arsyet.

Latifi mori detyrën e ministrit më 16 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa para tij këtë post e mbajti Arben Vitia.