Rreth 250 operacione që kanë qenë të planifikuara të kryhen këto dhjetë ditë kanë dështuar të realizohen në Klinikën Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendje e njëjtë është edhe në klinikat e tjera. Kjo për shkak të grevës së kirurgëve, e cila ka hyrë në ditën e 11 dhe pritet të vazhdojë për kohë të pacaktuar, shkruan sot Koha Ditore.
Arbër Morina nga kolegjiumi i kirurgëve në një prononcim për gazetën ka thënë se kirurgët do ta vazhdojnë rutinën e njëjtë të grevës, derisa Qeveria ta kuptojë që vendimi i tyre është i prerë.
“Operacionet selektive janë të ndërprera, ndërsa në të gjitha rastet jetëkërcënuese për pacientët do të intervenohet”, ka thënë Morina.
Sipas tij, ngarkesa në QKUK është e jashtëzakonshme dhe se kjo situatë në të cilën gjenden është për të ardhur keq. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kirurgët s’e ndërpresin grevën, përkundër që s’e kanë përkrahjen e Sindikatës
-
Rreth 4 mijë e 400 operime kanë dështuar të kryhen në QKUK si pasojë e grevës
-
200 operacione në ditë po anulohen për shkak të grevës së kirurgëve
-
Kirurgët të vendosur për ta vazhduar grevën
-
Në QKUK, disa mjekë kryejnë qindra operacione e të tjerë asnjë