Greva e kirurgëve të QKUK-së ka hyrë në javën e gjashtë.
Përfaqësues të tyre thonë se nuk do ta ndërpresin grevën, derisa kërkesa e tyre të realizohet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi i grevistëve, Arbër Morina, ka thënë se kanë pasur disa takime me institucionet përgjegjëse, por që nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Ai shton se shifrat që po shfaqen në media për operacionet e anuluara janë të manipuluara.
Morina ka thënë se Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk i përfaqëson interesat e kirurgëve.
Nga kjo Federatë, kanë thënë se greva ka përfunduar më 3 janar dhe se janë duke pritur që të miratohet ligji për pagat.
Gjithashtu, kjo Federatë thotë se nuk i mbështet kirurgët që janë në grevë.
Por, mbështetje kirurgëve u kanë dhënë qytetarët dhe pacientët në QKUK.
Thonë se pavarësisht grevës, rastet emergjente janë duke u trajtuar.