Kanë hyrë në javën e dytë të grevës kirurgët e 10 klinikave të QKUK-së, me kërkesë, rritjen e pagave të tyre, raporton KTV.
Ka ditë që në klinikat e kirurgjisë po ofrohen vetëm shërbimet emergjente, derisa rastet që nuk janë emergjente nuk trajtohen. E kjo gjendje do të vazhdojë, përkundër kërkesave që ata t’i kthehen punës.
Të mërkurën pritet që grevës së kirurgëve t’i bashkohen edhe të gjitha institucionet shëndetësore, duke filluar nga mjekësia primare.
Greva pritet të jetë 24-orëshe dhe do të mbështetet nga Federata Sindikale e shëndetësisë.
Janari pritet të jetë muaji kur mjekët presin që kërkesat e tyre të realizohen.
E në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Selmanaj thotë se ata do të veprojnë njëjtë si kolegët e tyre të kirurgjisë.
-
Jo të gjithë mjekët e respektuan grevën, pacientët që s’morën shërbime shprehin zhgënjim
-
Ultimatumit të kirurgëve të QKUK-së për rritje të pagave i ka skaduar afati
-
Rikthehen operimet në QKUK, kirurgët pezullojnë grevën deri në prill
-
Nesër pritet të përfundojë greva e kirurgëve
-
Kirurgët vazhdojnë grevën, s’e ndërpresin deri t’u rritet koeficienti sa i gjyqtarëve e prokurorëve