Arbëri

Grenell: Turp për Osmanin që i manipuloi fjalët e Trumpit

Richard Grenell

Emisari i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, e ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani, se i ka manipuluar fjalët e presidentit Donald Trump.

Duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 - përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”.

Presidentja Vjosa Osmani, i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një eskalim të kohëve të fundit.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një reagim të shtunën ka mohuar pretendimet e Osmanit, duke thënë se vendi i tij s'është i interesuar për luftë, por për ndërtim e zhvillim.

Pas akuzës nga Grenelli, Osmani paralajmëron konferencë për media

3 o. më parë / 13 kor 2025 18:22
Vjosa Osmani

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Vjosa Osmani, i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një eskalim të kohëve të fundit. 

Në një reagim më vonë, duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”.

KOHA ka kuptuar se Osmani pritet të kthehet në Kosovë gjatë mesit të javës së ardhshme.