Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Grasep”, fabrika produkteve ushqimore të grave nga Vitia që po eksporton edhe në Evropë

Fabrika “Grasep” me bazë në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, e cila prodhon produkte ushqimore si reçelra, turshi dhe ajvar, punëson 13 gra dhe pjesëtarë të tjerë si kontabilist e teknolog.

Valbona Ajeti nga kjo fabrikë, i ka bërë të ditura të martën në emisionin “Sot” në KTV, detajet e nisjes së punës së fabrikës në vitin 2015, duke thënë se fillimisht gratë kanë filluar të prodhojnë në kushte shtëpie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajeti ka thënë se produktet e tyre janë pa pesticide dhe të pasterizuara.

“Sot kemi bërë një fabrikë për Kosovë, e cila është e certifikuar me standarde dhe ka edhe eksport. Fillimi nuk ka qenë i lehtë, sepse fillimisht është dashur me qenë receta e njëjtë për 200 tjegulla, nuk kemi pasur teknologë, por ia kemi dalë. Produktet tona janë pa pesticide, natyrale dhe i pasterizojmë që të qëndrojnë më gjatë”, ka thënë Ajeti e cila ka shtuar se bashkëpunojnë edhe me fermerë të fshatrave përreth për prodhimet e tyre.

Ajeti ka treguar po ashtu se tashmë po bëjnë edhe eksport në tri prej shteteve kryesore evropiane: Zvicër, Gjermani dhe Austri.

VIDEO: