Grupi për Studime Juridike dhe Politike nëpërmjet një analize për Reforma në Administratën Publike ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e shërbyesve civilë në Kosovë konsiderojnë se për t’u punësuar në administratë publike duhet të jesh person partiak.
Sipas analizës, 49 për qind e shërbyesve civilë mendojnë se integriteti dhe masat antikorrupsion nuk zbatohen njëjtë për të gjithë shërbyesit civilë.
Anketa ka treguar se ka një perceptim pozitiv për shërbimet publike.
“Një numër shumë i vogël i përdorin shërbimet elektronike. Mungojnë shërbimet elektronike në shumë fusha”, është konkluduar në të.
Artikuj të ngjashëm
-
80 për qind e kosovarëve besojnë se lidhjet familjare dhe partiake janë kusht për punësim
-
GLPS: Reforma dhe digjitalizimi për shërbime publike më efikase
-
75% e qytetarëve thonë se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji
-
Manaj i LDK-së: Kemi ambicie t’i fitojmë zgjedhjet, por jo 50%
-
GLPS-ja bën thirrje që ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë të dërgohet në Kushtetuese