Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë sjelljen me detyrim të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetëve Fitore Pacolli dhe Salih Zyba në rastin për gazin lotsjellës.
Të tre munguan në seancën e paraparë për të martën (16 shtator).
Nëse nuk e arsyetojnë mungesën, gjykata ka thënë se do të shikojë mundësinë e vazhdimit të seancës që kur ata të mungojnë, seanca të vazhdojë edhe pa praninë e tyre.
E vetmja e pranishme të martën ka qenë Drita Millaku. Ngjashëm pati ndodhur edhe në fillim të korrikut.
Atë kohë pati munguar Fitore Pacolli, e gjyqtari pati thënë se ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.
Megjithatë, deputetja pati mohuar se ka marrë ftesë nga Gjykata për pjesëmarrje në seancë.
Edhe
Shtyhet seanca për gazin lotsjellës ndaj Fitore Pacollit, Salih Zybës dhe Drita Millakut
KOHA ka provuar t'i kontaktojë të tre për arsyen e mungesës. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet
Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën ndaj Xhelal Sveçlës, Drita Millakut, Salih Zybës dhe Fitore Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Atë e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit. Sipas aktakuzës, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi më 21 mars 2018, nga ora 12:10 e deri më 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seancë plenare.
-
Gjykimi për gazin lotsjellës, Pacolli e Zyba konfirmojnë pjesëmarrjen, Sveçla s’përgjigjet
-
Paralajmërohen për paraburgim të akuzuarit që mungojnë në seancën për lotsjellësin në Kuvend
-
Gjykata urdhëron që Sveçla, Zyba e Pacolli-Dalipi të sillen me detyrim në seancë
-
Gjykata lëshon urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj Sveçlës, Pacollit dhe Zybës