Dy ekspertë janë ftuar për t’i ballafaquar ekspertizat, të premten në gjykimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe shtatë të tjerëve të akuzuar për korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa eksperti Agim Sheqiri ka konstatuar se ka pasur shkelje administrative gjatë ndarjes së disa tenderëve, eksperti tjetër, Besim Mulaj ka thënë se kanë qenë vetëm shkelje teknike. Mirëpo, dallimi është se i pari është angazhuar nga Prokuroria për ta kryer ekspertizën, kurse i dyti nga vetë të akuzuarit.
Ilir Tolaj, së bashku me Arian Lleshin, Shpend Aganin, si dhe zyrtarët e tjerë: Zenel Kuqi, Bekim Fusha, Valentina Haxhijaj, Remzije Thaçi dhe Florije Tahiri po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dështon seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit, gjyqtari në trajtim mjekësor
-
Apeli çon në burg Tolajn dhe pesë zyrtarë të tjerë për rastin e asgjësimit të barnave pa afat
-
Ilir Tolaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm në mungesë provash
-
Pas 10 vjetësh nëpër gjykata, Ilir Tolaj shpallet i pafajshëm
-
Ish-Sekretari i MSH-së, Ilir Tolaj, shpallet i pafajshëm