Një person në Prishtinë është gjobitur me 200 euro për hedhjen e mbeturinave inerte në mënyrë të rrezikshme dhe në hapësirë publike.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se i dyshuari i ka hedhur këto mbeturina nga ballkoni i një objekti, duke rrezikuar kalimtarët e rastit.
“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit. Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hidhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në faqen “Vrojtuesit e lagjes” të mërkurën është publikuar një video ku shihet një qytetar duke hedhur pajisje shtëpiake nga ballkoni i një objekti shumëkatësh.
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Thaçi: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike më shumë për vetëdijesim
-
Policia gjobit me nga 1,000 euro kompanitë për ndotjen e rrugëve me baltë në Prishtinë
-
Në mungesë të deponive për mbeturinat ndërtimore në Prishtinë, qytetarët i hedhin ku të munden