Gjilan, 12 mars - Në përputhje me vendimin Qeverisë së Republikës për ndërmarrjen e masave preventive ndaj coronavirusit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka themeluar ekipin ndërsektorial për menaxhimin e kësaj situate.
“Jemi në koordinim të vazhdueshëm edhe me Spitalin Regjional, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, policinë dhe të gjitha institucionet tjera relevante”, ka thënë Haziri.
Kryesues i ekipit është drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, i ndihmuar nga drejtorët komunalë: Valbona Tahiri, Ramiz Ramadani, Nazim Gagica, Bardhyl Syla, Deniza Limani dhe Sami Spahiu, të cilët janë 24 orë në dispociozion të qytetarëve.
Ai ka njoftuar se të gjitha tubimet publike dhe aktivitet kulturore e sportive dhe aktivitet e prokurimit janë ndërprerë deri më 27 mars, derisa kërkuar nga qytetarët që mundësisht shërbimet administrative t’i marrin përmes aplikimit online, e cila është formë shumë efikase.
Kryesuesi i ekipit, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka deklaruar se do të dezinfektohen objektet e intituvioneve komunale ku ofrohen shërbime, si dhe të gjitha objektet shëndetësore.
Edhe
Haziri mban mbledhjen e fundit si kryetar komune
Ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë mbështetje më të madhe në furnizim me mjetet mbrojtëse, sidomos për personelin shëndetësor.
Gjatë ditës do të ketë komunikim të vazhdueshëm për publikun nga ana e ekipit ndërsektorial komunal.
-
Gjilani ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë për përballje me COVID-19
-
Haziri: Gjendja me COVID-19 në Gjilan vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar
-
Haziri bën thirrje për respektim të masave pas rritjes së rasteve me koronavirus në Gjilan
-
Haziri apel qytetarëve për respektim të masave anti-Covid: Lajmërohuni nëse keni simptoma