Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID pas rritjes së rasteve me koronavirus në këtë qytet.
Në 24 orët e fundit në Gjilan janë regjistruar 61 raste pozitive me koronavirus. Haziri ka thënë se ky është alarm për të pasur kujdes të shtuar.
“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.
Numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjilan është rritur numri i të infektuarve me koronavirus, apelohet për respektim të masave
-
Haziri apel qytetarëve për respektim të masave anti-Covid: Lajmërohuni nëse keni simptoma
-
Haziri: Kemi ulje të infeksionit në Gjilan, apeloj për kujdes të shtuar
-
Gjilani ka aktualisht 78 raste aktive me COVID – 19
-
Haziri: Respektoni masat ndaj COVID-19 dhe mos u bëni për kujdes intensiv