Gjilan, 14 tetor – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës së vlerësimit të situatës së përballjes me këtë virus, njofton Komuna e Gjilanit përmes një kumtese për media.
Kryetari Haziri me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, derisa ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 78 raste aktive me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka kërkuar nga qytetarët që të mos e neglizhojnë COVID-19, por t’u përmbahen rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së infeksionit.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1099 të infektuar në total, 974 të shëruar, 47 të vdekur, 78 raste aktive, 17 të hospitalizuar dhe 52 mostra në pritje.