Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani prezanton projektin për të rinjtë në agrobiznes

Komuna e Gjilanit, që është përfituese e fondeve të Bashkimit Evropian për projektin që ka të bëjë me mbështetje financiare dhe profesionale për të rinjtë në agrobiznes, ka paraqitur sot detajet dhe mundësitë që jep ky projekt për zhvillimin e sektorit privat.

Në prezantimin para të rinjve u tha se Gjilani duhet ta projektojë të ardhmen mbi zhvillimin e qëndrueshëm të agrobiznesit me fokus të veçantë në eksportimin e produkteve.

“Kosova është vend tipik agro industrial dhe Komuna e Gjilanit është e fokusuar në projekte të tilla, në mënyrë që rinia jonë të jetë aktive në të bërit biznes dhe me kapacitetet që ka Gjilani, kjo veprimtari është e mundur që të bëhet. Prodhimi në fushën e agro-biznesit është i sigurt sepse përpos tregut vendor kërkesa jashtëzakonisht të mëdha ka edhe në tregun e jashtëm përmes eksportit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm Komuna e Gjilanit së bashku me qeverinë e Kosovës do të fillojnë subvencionimin e kulturës së duhanit, që, sipas tij, do të ndikojë në rritjen e të punësuarve dhe punimin më të madh të tokës.

Ky projekt është i paraparë të zgjasë 22 muaj në kuadër të projektit gjithashtu do të ndahen edhe informatat online për të gjitha interesimet e të rinjve.

Artikuj të ngjashëm