Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekti “Të rinjtë në agrobiznes”, mundësi e mirë për punësimin e gjilanasve të rinj

Gjilan, 7 shkurt - Në Komunën e Gjilanit është prezantuar para bizneseve dhe të rinjve projekti “Të rinjtë në agrobiznes”, për praktikën në punë, e cila do të paguhet nga projekti që financohet nga Zyra e Komisionit Europian në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka inkurajuar bizneset përpunuese të produkteve agro që të jenë bashkëpunuese në këtë projekt sepse krahas mbështetjes që i jepet nga projekti në të njëjtën kohë ndihmojnë të rinjtë që të kenë një vend pune që siguron të ardhura për familjen e tyre.

Ermelinda Haziri, udhëheqëse e programit, ka bërë prezantimin për bizneset se si mund të aplikojnë për të pranuar të rinjtë e interesuar në punë gjatë të ardhmes.

Në këtë projekt janë në bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë Komuna e Gjilanit si garantuese e zbatimit të projektit të KE-së, sektori privat dhe Zyra Rajonale e Punësimit dhe implementohet në 11 komuna të regjionit Lindje.