Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e Bordit të drejtorëve, që është mbajtur të premten ka bërë të ditur se ka nënshkruar programin për përfshirjen e të rinjve dhe femrave në programet që kanë të bëjnë me bujqësinë. Sipas tij, programi financohet nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu Hazri ka deklaruar se do të vazhdojnë të mbajnë dëgjimet buxhetore nëpër lagje dhe fshatra me qëllim që të marrin mendimet e qytetarëve sa i përket buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.
Kreu i kësaj komune ka deklaruar se ata kanë vazhduar partneritetin me institucione të ndryshme, që ka të bëjë me rehabilitimin e ujësjellësve, të përfshirjes të të rinjve në punësim, si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.
Sipas tij, Komuna tash është në gjendje më të mirë në krahasim me vitet paraprake.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
420 mijë euro mbështetje për të rinjtë e Gjilanit në sektorin e IT-së
-
Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi
-
Projekti “Të rinjtë në agrobiznes”, mundësi e mirë për punësimin e gjilanasve të rinj
-
Gjilani prezanton projektin për të rinjtë në agrobiznes
-
KE nis projektin e afro 500 mijë eurove në Gjilan për përfshirjen e të rinjve në bujqësi