Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, pas vlerësimit të komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka përfituar një grant prej mbi 100 mijë euro.
Sipas njoftimit nga Komuna e Gjilanit, ky grant është vlerësim për këtë komunë për performancën e mirë në aspektin e mjedisit të pastër.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën GIZ për vlerësimin e lartë dhe të vazhdueshëm për Gjilanin, duke theksuar mjetet do të investohen në një projekt komunitar, i cili do të bëhet publik së shpejti.
Për ta fituar këtë grant, Gjilani i është nënshtruar tri kritereve të qasjes, është vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në MPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës.
Ndryshe, ky është granti i dhjetë i performancës që Komuna e Gjilanit e fiton brenda më pak se katër vjetësh, në vlerë totale prej më shumë se 2 milionë euro.
-
Gjilanit granti 745 mijë euro për performancën e vitit 2019
-
Gjilani miraton buxhetin për vitin 2025
-
Prizreni përfiton 1 milion euro nga granti për energji efiçiente
-
Komuna e Drenasit me performancën më të mirë, fiton grant prej mbi 2 milionë eurosh
-
Kuvendi Komunal i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2023