Dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike në Prizren” prej 1 milion eurosh janë nënshkruar të premten.
Projekti parasheh rindërtimin, rehabilitimin dhe renovimin e rreth 100 ndërtesave publike, përfshirë qendra të mjekësisë familjare, çerdhe dhe shkolla, me qëllim të garantimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët dhe punonjësit që shfrytëzojnë këto hapësira publike si dhe kontribuar në kursimin e energjisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
U nënshkrua marrëveshja e grantit ndërmjet BERZH-it dhe ministrisë, si dhe marrëveshja e nëngrantit, e cila parashikon kalimin e fondeve në Komunën e Prizrenit për zbatimin e projektit në fjalë.
“Vlen të theksohet se marrëveshjet e nënshkruara sot vijnë pas një marrëveshjeje të ratifikuar vitin e kaluar për të njëjtin projekt, e cila kishte një vlerë prej 5 milionë eurosh. Pra, duke e bërë vlerën totale të marrëveshjeve 6 milionë euro”, thuhet më tutje në njoftim.
-
Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me BERZH-in për efiçiencë të energjisë
-
Katër komuna përfitojnë me projektet për efiçencën e energjisë në objekte publike
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Nënshkruhen marrëveshjet për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën