Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani përfiton nga KE një projekt në vlerë prej 400 mijë euro

Komuna e Gjilanit ka përfituar sot edhe një projekt nga Komisioni Europian, që është i katërti partneritet me këtë institucion të rëndësishëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kësaj radhe projekti ka të bëjë me përfshirjen e të rinjve dhe vajzave në bujqësi në kuadër të promovimit për ekonomi sociale dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit lokal ekonomik”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në komunikatë thuhet se marrëveshjen me Komisionin Europian e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur se projekti kap koston e mbi 400 mijë eurove. ​