Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani përfiton grantin prej 244 mijë eurosh

Komuna e Gjilanit është shpërblyer sot me grantin e tretë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe SDC/DEMOS në vlerë 244 mijë euro për performancën e vitit 2017, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK).

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.

“Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjithë sektorët. Ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë në vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.