Komunat e Gjilanit dhe Drenasit kanë pranuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal grante prej 84 mijë eurove, përkatësisht 82.380 euro për raportin e Performancës komunale për vitin 2017, duke u radhitur në mesin e komunave me performancën me të lartë në nivel vendi.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë vlerësim të lartë për Gjilanin nga ana e MAPL. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë”, ka thënë Haziri.
Kryetari Ramiz Lladrovci ka falënderuar MAPL-në për vlerësimin e lartë të Komunës së Drenasit dhe ka thënë se mjetet e këtij granti do të përdorën për të mirën e komunitetit.
Ai ka shtuar se ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Komunën e Drenasit ne të gjithë sektorët për vlerësimin që i është bërë në Raportin Vjetor të Performancës Komunale të vitit 2017.
-
Gjilanit granti 745 mijë euro për performancën e vitit 2019
-
Komuna e Drenasit me performancën më të mirë, fiton grant prej mbi 2 milionë eurosh
-
Komuna e Gjilanit përfiton grant prej 100.000 eurosh nga Ministria e Ambientit
-
Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro
-
Katër komuna përfitojnë mbi 1.5 milionë euro nga granti i performancës komunale