Gjilanasit akuzojnë qeverisjen komunale për moslejim të shfrytëzimit të shtegut të vrapimit në stadiumin ndihmës, i cili gjendet afër varrezave të qytetit.
Ata thonë se janë arsyet shëndetësore që 100 qytetarë e kishin shfrytëzuar shtegun e vrapimit, i cili ishte ndërtuar nga KFOR-i, pas përfundimit të luftës në lokacionin e tashëm ku edhe është ndërtuar stadiumi ndihmës.
Banorët theksojnë se për shkak të ndalimit të stadiumit ndihmës detyrohen që të shfrytëzojnë rrugët nga qarkullojnë automjetet, përkatësisht rrugës së lagjes “Kumanova”.
Thonë se u shkelen të drejtat me ndalimin e hyrjes në stadiumin ndihmës, ngase, sipas tyre, ishte vendi i vetëm që ata në mëngjes ecnin nëpër shteg... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Policia bllokon përkohësisht një rrugë në Prishtinë për shkak të garës “Kosova në Lëvizje”
-
Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative
-
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
-
Hapet rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Rama akuzon Qeverinë për “përralla e ofendime”
-
Qytetarët e opozita në Gjilan kundërshtojnë prerjen e drunjve për projektin 18-milionësh