Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjenerata e re e Inspektoratit Policorë nisë trajnimin

Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi i gjeneratës së re të trajnimit profesional, “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm i akademisë, Ismail Smakiqi, Miradije Kelmendi, kryeshefe ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm i akademisë, Ismail Smakiqi theksoi se kjo është gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian.

Ai tha se është hera e parë që në akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.

Në fund drejtori Smakiqi iu uroi sukses në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.

Ndërsa, kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet një moment i veçantë pasi është gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, inspektor policorë.

Edhe Diplomohen 16 kadetë për inspektorë të Inspektoratit Policor të Kosovës Arbëri Diplomohen 16 kadetë për inspektorë të Inspektoratit Policor të Kosovës

“Juve ju pret një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm, ne presim që ju të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, përfundoi Kelmendi.

Në fund, ajo falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke ju uruar suksese në arritjen e objektivave.