Arbëri

Diplomojnë policët e rinj të Kosovës

Ka diplomuar gjenerata e 58-të e policëve të Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit presidentja Vjosa Osmani ka thënë se të diplomosh në Akademinë e Policisë nuk është një arritje e vogël.

“Mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja, si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se është domosdoshmëri që Kosova të bëhet anëtare e Interpol-it dhe Europol-it.

Gjithashtu ka theksuar nevojën që të ketë sa më shumë gra në institucionet e sigurisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët.

“Si Qeveri jemi zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, në veçanti atij që është mirëmbajtur me vite”, është shprehur Kurti, duke shtuar se detyra e secilit polic kërkon përkushtim.

Kurti ka thënë se zyrtarët policorë janë bërë cak i “sulmeve të njëpasnjëshme” në veri të vendit, zonë që ai tha se më herët ka qenë “zonë e rehatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi”.

“Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur dhe një ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e kriminelit famëkeq Llune”, tha Kurti.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni e ka mbajtur edhe ministri i brendshëm Xhelal Svecla.

“Zyrtarët tanë policorë në vitet e fundit e veçanërisht muajve të fundit kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat e krim".

Image
Foto: Alban Bujari