Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjendja e ujit në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shkabaj është përmirësuar.
Përmes njoftimit bëhet e ditur se ITU Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit.
Furnizimi ka filluar dhe gradualisht pritet që gjatë ditës së sotme të stabilizohet gjendja dhe secili nga ju të furnizoheni.
“Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani”, thuhet në njoftim.
Zonat e prekura kanë qenë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë (një pjesë).
-
ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji
-
Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë
-
Priten probleme me ujin e pijshëm për shkak të reshjeve
-
Çrregullim i furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë-Kosovës, problem edhe në Prishtinë e Drenas