Trupi i pajetë i një 49-vjeçareje është gjetur të premten gjatë ditës në lumin Ibër, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për J.Petroviq, që dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në këtë lumë.
“Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, kanë arritur të gjejnë sot trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic, 49 vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sveçla i ka shprehur ngushëllime familjes Petroviq dhe ka falënderuar ekipet e qytetarët për angazhimin në gjetjen e të zhdukurës.
Ai ka thënë se institucionet do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të rastit.
-
Gjendet e vdekur një 59-vjeçare në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Gjendet e vdekur serbja që u raportua e zhdukur të mërkurën në Zveçan
-
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan