Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se të mërkurën, 12 korrik, janë hasur mbetje mortore të së paku tre personave që sipas ekspertëve mjekoligjorë mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme si në Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë, ekipet e IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur “Vidimiriq”, në veri të Kosovës.
“Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t'iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve”.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas pranimit të rezultateve të ADN-së, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.
“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Në varrezat në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore, mund të jenë të viktimave të luftës
-
Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Haxhiu në Mitrovicë për të pagjeturit: Problemi kryesor vazhdon të jetë Serbia
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës