Janë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Operacioni i gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë ka zgjatur dy ditë dhe të enjten mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë
-
Gjenden mbetje mortore në Shipol të Mitrovicës
-
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër
-
Haxhiu: Instituti të vazhdojë me dokumentimin e krimeve të luftës
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta