Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjatë marsit, Specialja miraton Rregulloren që u hap rrugë aktakuzave

Në këtë muaj do të mbahet seanca e parë në Gjykatën Speciale. Para drejtësisë ndërkombëtare nuk do të dalë ndonjë i akuzuar, por seanca është thirrur për ta miratuar një rregullore, peng i së cilës ka mbetur shpallja e aktakuzave të para, shkruan sot Koha Ditore.

Rregullorja e Procedurës dhe Provave trajton ushtrimin e procedurave para Dhomave të Specializuara. Gjykatësit do të mbështeten në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës të vitit 2012, ndërsa Rregullorja kërkohet të jetë në përputhshmëri me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, parashihet të pasqyrojë standardet më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me qëllim garantimin e gjykimeve të drejta dhe të shpejta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm pas miratimit të këtij dokumenti, do të jetë në dorën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të ngritur aktakuza. Mbështetur në ligj, aktakuza duhet të konfirmohet prej një gjykatësi që do të vlerësojë nëse janë të bazuara dyshimet e ngritura ose jo. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.