Më së largu në javën e parë të muajit maj do të krijohen rrethana ligjore që do t’ia mundësojnë Gjykatës Speciale të nisë ndjekjen dhe gjykimin e personave që pretendohet t’i kenë kryer krimet që senatori Dick Marty i ka listuar në një raport, i cili gjashtë vjet më parë ka marrë edhe vulën e Këshillit të Evropës, shkruan sot Koha Ditore. Kjo, shkaku i një vendimmarrjeje që ka ndodhur në Speciale.
Gjykata ka miratuar Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, në mungesë të të cilit dokument nuk janë shpallur deri tash aktakuzat e para. Rregullorja i është nënshtruar edhe kontrollit kushtetues, pas të cilit shqyrtim do të hyjë në fuqi. Lajmin për këtë e ka konfirmuar të martën vetë Specialja nëpërmjet një komunikate shtypi.
(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Aktakuzat e para të Speciales priten në fillim të 2018-s
-
Nga e mërkura një javë krijohet rrethana ligjore për shpalljen e aktakuzave nga Specialja
-
Brenda javës së ardhshme hiqet barriera e fundit për aktakuzat e Speciales
-
Specialja do të mbështetet edhe në “dosjet e vjetra”
-
Javën tjetër vendoset për Rregulloren që u hap rrugë aktakuzave të Speciales